Këtë vit është edicioni i 20 i “Këngës Magjike” dhe së shpejti nisin netët finale në Pallatin e Koncerteve.

Siç ka lajmëruar Ardit Gjebrea, krah tij do të prezantojnë moderatorja Bora Zemani dhe balerina, Klaudia Pepa.

klaudia pepa zbulon si do jete skena e kenges magjike jam shume e emocionuar - Klaudia Pepa zbulon si do jetë skena e “Këngës Magjike”: Jam shumë e emocionuar

Pak ditë më parë, Klaudia e cila prej kohësh jeton në Itali, tha në një lidhje telefonike tek “E diela Shqiptare” se do vijë me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga Mediaset.

Ndërsa ditën e djeshme, ajo ka zbuluar sesi do jetë skena e “Këngës Magjike”.

Balerina e famshme ka postuar një video në “Instastory” ku shihet duke filmuar skenën që duket futuristike dhe shkruan se është shumë e emocionuar dhe po punohet fortë.

Kënga Magjke ka yje të mëdha të muzikës sivjet. /panorama/

klaudia pepa zbulon si do jete skena e kenges magjike jam shume e emocionuar 1 - Klaudia Pepa zbulon si do jetë skena e “Këngës Magjike”: Jam shumë e emocionuarklaudia pepa zbulon si do jete skena e kenges magjike jam shume e emocionuar 2 - Klaudia Pepa zbulon si do jetë skena e “Këngës Magjike”: Jam shumë e emocionuar

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.