w 93 560x360 - KMDLNj i del në mbrojtje Valdete Dakës

Këshillimi për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar pas deklaratave të fundit rreth KQZ-së, lidhur me certifikimin e deputetëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në reagimin e tyre thuhet se KQZ është organi i vetëm dhe i pavarur për organizmin e dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovës dhe presionet mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni.

”Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) është institucioni kryesor dhe autoriteti i vetëm që , me Ligj ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, qofshin ato lokale apo të përgjithshme. Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit 2021, KQZ –ë po i nënshtrohet një presioni të palejueshëm e që ndikon në mbarëvajtjen e punës. Presioni është krejtësisht i natyrës politike e që, për qëllim e ka nënshtrimin e KQZ-së ndaj subjekteve të caktuara politike. Me një vendim krejtësisht politik  të Gjykatës Kushtetuses të Kosovës, sepse pati efekte dhe pasoja politike, vendi dhunshëm shkoi në zgjedhje të parakohshme ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat ta çojë vendin në zgjedhje”, thuhet në reagim.

Sipas KMDLNj’së vendimi është partiak, shkruan Gazeta inFokus.

“Po ky vendim, që sipas KMDLNj –së është krejtësisht politik, u sanksionuan me mospjesëmarrje në zgjedhje të përgjithshme 47 kandidatë për faktin se kishin një vendim të formës së prerë për vepra penale, pa u specifikuar natyra  e veprave, në 3 vitet e fundit. Nga ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës u prekën thuaja të gjitha subjektet politike në Kosovë, kush më shumë e kush më pak”, kanë thënë KMDLNj në reagim.