Mëngjesin e së enjtes sërish ka pasur kolona dhe pritje të gjatë në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Bashkatdhetarët po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore pas pushimeve në Kosovë për festat e fundvitit.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se pritjet më të gjata për të lëshuar Kosovën janë regjistruar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku po pritet deri në dy orë.
Telegrafi raporton se edhe në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.