35806816 1830175337028293 2752219995374092288 o 560x416 - Komiteti për Politikë dhe Financa vendosë pro lokacionit të Spitalit në Talinoc të Jerlive

Gjatë ditës së sotme kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbledhur të gjithë anëtaret e Komitetit për Politikë e Financa me ç’rast kanë diskutuara pika të shumta të rendit të ditës.

Kuvendi i Komunës së Ferizajt në seancën e radhës pritet të merr vendim për dhënien në shfrytëzim të një lokacioni në Talinoc të Jerlive, në të cilin parashihet të ngitet spitali rajonal.

Kështu ka vendosur sot Komiteti për Politikë dhe Financa, pas një debati, në të cilin pati kundërshtime nga përfaqësuesit e partive opozitare, në këtë trup të kuvendit. Bile këta të fundit fillimisht kërkuan që kjo pikë e rendit të ditës së bashku edhe me pikën tjetër për shqyrtimin e një peticioni të banorëve të Fshatit të Vjetër të hiqet nga rendi i ditës.

Marrjes së këtij vendimi i ka parapri një kërkesë e spitalit, në bazë të së cilës komuna duhet të ndajë këtë parcelë me qëllim që Ministria e Shëndetësisë të nisë së jetësuari projektin e Spitalit Rajonal. Opozita në këtë rast përfaqësuesit e LDK-së janë shprehur kundër kësaj kërkese duke nënvizuar faktin se kjo po bëhet jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me vendimet tjera. madje ka këmbëngulur se edhe kjo kërkesë e spitalit është e falsifikuar.

Arsyetimin se pse Kuvendi duhet ta merr këtë vendim e ka dhënë drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Lulzim Aliu. Ai madje ka shtuar se kjo kërkesë ka të bëjë me dhënien e pronës në shfrytëzim afatgjatë, dhe se këtë e mundëson ligji.

Në këtë mbledhje e u vendos që në seancën e radhës të merret vendimi për hedhjen në diskutim publik të draft rregullores për taksat dhe tarifat komunale, vendimi për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore si dhe të shqyrtohet një peticion i banorëve të Fshatit të Vjetër.


www.foxshop-ks.com