d212d12d112d 560x416 - Komuna e Ferizajt do të vazhdojë të përkrah bizneset

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, në konferencën e sotme për medie ka bërë ditur projektet e rëndësishme që ka zhvilluar kjo drejtori gjatë këtyre muajve.

Sipas drejtorit Bytyqi, njëri ndër projektet më kryesore ka qenë ai i hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Ai tutje ka thënë se kjo qendër ka rëndësi shumë të madhe për qytetarët ferizajas.

“Kjo është një arritje e madhe për qytetaret e Ferizajt, në veçanti për rinin, tashme po hapet një dritare e se ardhmes ,që garanton perspektiv zhvillimore ekonomike dhe sociale. Qendra e Inovacionit dhe ndërmarrësisë ne Ferizaj, synon te inkurajoj inovacionin, ndermarrsin zhvillimin e suksesshëm te biznesit, hulumtimit dhe zhvillimit, përkrahjen e ideve inovative si dhe realizimin e ekonomisë lokale. Qendra do të fokusohet ne inkubim, trajnim e hulumtim, zhvillim, monitorim dhe konsulencë, hapësire e përbashkët e punës, akselator biznesi, takime dhe konferenca B2B, dhe projekte donatoresh”, është shprehur drejtori Bytyqi.

U tha se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, po vazhdon të përkrahë zhvillimin e sektorit privat me qellim të krijimit të vendeve të reje te punës.

” Me propozim tonë Komuna e Ferizajt ka edhe një Zone Ekonomike ku me shumicën e votave të anëtarëve të kuvendit shpallet vendimi për zone ekonomike, mundësimi dhe përmirësimi i kushteve për biznesin lokale është prioritet i platformës sonë qeverisëse. Nga Programi i Zhvillimit Rajonal te Balancuar , te lansuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal e mbështetur nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit kane përfituar 9 biznese nga Komuna e Ferizajt ne vlere afërsisht 100,000 euro për përkrahjen dhe zhvillimin te sektorit privat me qellim te krijimit te vendeve te reje te punës”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Për më tepër ndiqini konferencën për medie të Drejtorit të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Zekir Bytyqi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.