Koordinimi për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballen operatorët kabllorë në Komunën e Ferizajt ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt Arben Halili.

Anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj, falënderoi Halilin për gatishmërinë për realizim të këtij takimi. Ai shtoi që Komuna e Ferizajt tashmë është e njoftuar me problemet e operatorëve kabllorë, pasiqë edhe më parë kemi realizuar takime për këtë qëllim dhe është premtuar zgjidhja e tyre.

Zogaj kërkoi nga drejtori që nënkontraktori të respektoj tenderin, ashtuqë të mos shfrytëzoj hallkat e operatorëve pasiqë në tender ka të përcaktuar shumën e planifikuar për ato.

Përfaqësuesit e IPKO-së theksuan që përveç dëmtimit të cilësisë së internetit si rezultat i interferencave si pasojë e mungesës së filterave në ndriçimin publik, shqetësuese është edhe përdorimi i hallkave të operatorëve kabllorë nga nënkontraktori komunal. Ky përdorim i hallkave u konsiderua që po vë në rrezik jetën e shumë teknikëve, andaj edhe u shpreh shqetësimi se si do të vazhdoj ndriçimi në rrugët e reja.

Ndërsa, përfaqësuesit e OrangeNet shtuan që me një problem të tillë janë përballë edhe në komuna tjera dhe një ndër rastet ku kanë has mirëkuptim edhe zgjidhje të problemit është edhe Komuna e Kamenicës.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike Arben Halili Komuna është në dijeni për vështirësitë që po hasin operatorët, mirëpo kufizimet financiare i kanë obliguar që të bëjnë zgjidhje graduale të problemit.

Halili theksoi që Komuna e Ferizajt ka mbi 10.000 poqa dhe se nënkotraktori komunal ka përgjegjësi për mirëmbajtje dhe rregullim. Duke pas parasysh që tendri është për tre vjet, nuk mund të ndikohet që të bëhet ndryshime shtoi ai.

Në fund të këtij takimi u vendos që në fillim të javën së vijim Komuna e Ferizajt të del me një ofertë konkrete, qëllim kryesor i të cilës do të cilës është plotësimi i kërkesave të operatorëve.

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe operatorët kabllorë u dakoruan që në rast të rrezikimit të jetës së ndonjë prej teknikëve, përgjegjësia do të bie mbi nënkontraktorin komunal.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: anëtari i bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, Zyrtarja Mirjeta Shala, përfaqësuesit nga Ipko Arben Sylejmani, Kamer Hoti dhe Jakup Ratkoceri, dhe përfaqësuesit nga OrangeNet Vedat Morina dhe Abedin Mulaku.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.