Pas kontrollit policor dhe nga inspektorët komunal u konstatua se për këtë sasi të lëngjeve, nuk u prezantua asnjë dokumentacion relevant.
Inspektorati komunal ndaloi një mjet transportues i cili po bartte nga Prizreni një sasi të konsiderueshme të lëngjeve dhe ujit mineral.
Pas kontrollit policor dhe nga inspektorët komunal u konstatua se për këtë sasi të lëngjeve, nuk u prezantua asnjë dokumentacion relevant, rrjedhimisht sipas procedurave ligjore të legjislacionit në fuqi, saktësisht ligjit për Inspektoratin e Tregut Nr. 03/L-181, kjo ngarkesë u konfiskua dhe është proceduar në organet gjyqësore deri në vendimin përfundimtar të këtyre të fundit.
Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha shpjegoi se në këtë aksion ishin të përfshirë inspektorët sanitar dhe të tregut dhe se kjo sasi e konfiskuar është sinjal se të gjitha kanalet e komunikimit, qarkullimit të mallrave të dyshimta dhe pa kushtet e dokumentacionin përkatës janë nën monitorimin e vazhdueshëm.
Sasia prej 870 litra lëngjesh dhe 300 litrash ujë mineral të konfiskuara në Ferizaj, nga Inspektorati Komunal do të procedohen sipas parashikimeve ligjore.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.