unnamed 31 21 560x374 - Konfiskohen mallra me afat të skaduar në Ferizaj


I pari i inspektoratit tha se janë hasur mashtrime edhe në çmime

Puna e Inspektoratit të Komunës së Ferizajt është intensifikuar ditët e fundit. Për festat e fundvitit janë shtuar kontrollet e vigjilenca e inspektorëve për të kryer veprimet e nevojshme inspektuese në të gjitha qendrat tregtare dhe bizneset që operojnë në Ferizaj.

Me këtë rast, në një aksion disaditor, Inspektorati i Komunës ka arritur të identifikojë dhe konfiskojë një sasi të konsiderueshme të produkteve ushqimore, pijeve alkoolike dhe produkteve të vajit me afat të skaduar, që paraqet rrezik të drejtpërdrejt për shëndetin e qytetarëve.

I pari i Inspektoratit të Komunës, Ridvan Berisha tha se ky kontroll është shtrirë në gjithë territorin e Ferizajt, me ç’rast janë konfiskuar një sasi produktesh pa afat, andaj në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, të cilët sidomos këto ditë janë të ekspozuar skajshmërisht ndaj produkteve të tilla, njoftoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i proceduar këto subjekte afariste sipas rregullativës ligjore në fuqi. Ai apeloi tek qytetarët që të kenë kujdes në blerjen e produkteve të tilla, ku paraprakisht të verifikojnë afatin e përdorimit, meqenëse si rëndom, afatet e afërta të skadimit, paraqiten si zbritje nga qendrat tregtare çka shton rrezikun për shëndetin e qytetarëve nga përdorimi i tyre.

Berisha tha se mashtrime janë hasur edhe në çmime, për të cilat theksoi vendosmërinë e institucionit që drejton që t’i procedojë sipas ligjit të gjitha këto raste.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.