lajme.mk ministria e infrastruktures anulon tenderin per autostraden e gjilanit1 560x416 - Konfiskohet sasi e madhe e mishit të derrit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Të dyshuarve u janë kontrolluar vendbanimet, ndërkaq që u janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e paketimeve të peshkut të ngrirë dhe mishit të derrit.

Ndaj të dyshuarve është zbatuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore.
Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Kri’meve Ekonomike dhe Korrupsionit DHKEK, me datën 20 shkurt 2020 ka bërë prangosjen e tre personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘kontrabandim me mallra’ neni 311 dhe ‘dhënie e ryshfetit’ neni 422 i KPK-së.

DHKEK, Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kanë filluar hetimet që nga data 4 tetor 2019, duke zbatuar masa të veçanta hetimore, me qëllim të nxjerrjes së provave dhe dëshmive për të dyshuarit e përfshirë në veprat penale.

Pas grumbullimit të provave të nevojshme, me datën 20 shkurt 2020, Policia e Kosovës ka realizuar operacionin policor, me ç’rast janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar duke kontrabanduar mallra.

Personat e prangosur lidhur me këtë rast janë:

• B. J. lindur me 1971 m/k

• I. J. lindur me 1974 m/k

• A. J. lindur me 1999 m/k

Me urdhër të Gjykatës Themelore Ferizaj janë kontrolluar vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e paketimeve të peshkut të ngrirë dhe mishit të derrit, si dhe janë sekuestruar edhe dy automjetet me të cilat janë kontrabanduar mallrat.

Ndaj të dyshuarve është zbatuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.