Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
konfliktet virtuale mes tunes dhe robertit pergjigjet per here te pare patris berisha - Konfliktet virtuale mes Tunës dhe Robertit, përgjigjet për herë të parë Patris Berisha

Konfliktet virtuale mes Tunës dhe Robertit, përgjigjet për herë të parë Patris Berisha

Posted on 27 October, 2018
konfliktet virtuale mes tunes dhe robertit pergjigjet per here te pare patris berisha - Konfliktet virtuale mes Tunës dhe Robertit, përgjigjet për herë të parë Patris Berisha

Këngëtarja Tuna dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, janë dy nga personazhet më të përfolur në media.

Jo pak herë në pah u vu edhe jeta e tyre private, në veçanti marrëdhëniet e acaruara që Tuna ka me vëllain e Patrisit, dhe njëherësh kolegun e saj, këngëtarin Robert Berisha.

Ka qenë Roberti, ai i cili në disa dalje televizive ka bërë të ditur se nuk komunikon me Tunën, teksa për Patrisin dhe djalin e tyre Tianin, është në gjendje ta jap edhe jetën.

Si kundër, Tuna në një intervistë për “Prive” dhënë javë më parë, deklaroi se është ‘hermetike’ sa i përket jetës së saj, dhe se ajo çfarë të tjerë thonë për të, nuk ka vlerë.

Lexo po ashtu:

E mbas gjithë kësaj kohe, vjen për herë të parë edhe një deklaratë nga ai që qëndroi gjithmonë në heshtje – Patrisi.

Ky i fundit, së bashku me Tunën janë të ftuar sonte (e shtunë) në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, në të cilin mes duket kanë folur për herë të parë rreth kësaj çështje.

Në promon e emisionit të publikuar në rrjetet sociale, Patrisi shihet teksa pyetet nga Ermali nëse do t’i thotë diçka Robertit, dhe ai përgjigjet duke thënë: “Vëllai ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Tani unë kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.

Duket se raportet jo të mira mes kësaj familje, kanë marrë një jehonë të panevojshme mediatike, të krijuar nga vet personazhet në fjalë. /Telegrafi/

[embedded content]

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme