Pronari i TV Tema në Ferizaj Visar Hoti, sot ka denoncuar një rast të sulmit ndaj një mërgimtari nga Italia, shkruan gazeta Insajderi.
Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka treguar se sot një mërgimtar nga Italia rreth 50-vjeçar është sulmuar nga pronari/punëtori i një furre në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Ferizaj, e krejt kjo dyshohet të ketë ardhur si frikë ndaj koronavirusit.
“Një Ferizajas 50 vjeçar, mërgimtar që punon në qytetin kufitar të Italisë me Austri (by the way, qytet me asnjë rast të COVID 19), sot është sulmuar nga pronari/punëtori i një furre në rrugën V. Gërvalla të Ferizajt. Mërgimtari, si çdo konsumator tjetër, kishte hyrë në furrë për të blerë bukë. Faji i vetëm i tij që ishte keqtrajtuar, fyer, përzënë e sulmuar nga furraxhiu, ishin tabelat italiane në veturën e tij”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.
Ai tutje ka pyetur se çfarë faji kanë njeriu pse vjen na Italia, që sipas tij, tashmë e ka kaluar kontrollin e obliguar mjekësor në kufi.
“A është ky falënderimi ynë për mërgimtarët tanë në Itali që na kanë përkrahur ndër vite, në kohë të vështira e të mira? Frenohuni o njerëz. Turp!”, ka përfunduar Hoti.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.