fsk 560x416 - Kosova bëhet me ushtri më 14 dhjetor

Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë deri në votimin e Kuvendit të Kosovës ku përfundimisht FSK-ja do të marrë karakterin e ushtrisë.

Kështu është vendosur dje në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku u caktua data 14 dhjetor për mbajtjen e kësaj seance.

Seanca e 14 dhjetorit është dita kur tri projektligje për FSK-në do të votohen në lexim të dytë, i cili është përfundimtar, dhe pas hyrjes në fuqi sipas ligjit, e bën Forcën një ushtri si vendet e rajonit.

Kuvendi i Kosovës kishte votuar muajin e kaluar këto projektligje në lexim të parë, dhe ishte hera e parë këtë vit ku përveç deputetëve serbë, të gjithë të tjerët votuan unanimisht.

Ndërkohë, pasi u vendos që ushtria do të krijohet më 14 dhjetor, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, u sulen në studio televizive për të marrë merita.

I pari i Qeverisë ishte i ftuar në Klan Kosova tek Baton Haxhiu, ndërkohë që kryetari i Kuvendit ishte i ftuar në T7 tek Leonard Kerquki. Që të dy e prezantuan si meritë të tyre krijimin e ushtrisë këtë vit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.