jjjj1 560x389 - Kosovarja dhe shtetasi nga Shqipëria arrestohen për prostitucion në Ferizaj

Një kosovare dhe një shtetar shqiptar janë arrestuar për prositucion.

Policia e Kosovës ka raportuar se ditën e djeshme janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të dyshuar për prostitucion.

Është rekomanduar që palët të lirohen pas intervistimit dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë një e dyshuar femër kosovare pasi që janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.