Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
Screenshot 2 81 600x3601 1 - Kriza me energji, Kurti: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët sepse s’konzervohet në frigorifer

Kriza me energji, Kurti: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët sepse s’konzervohet në frigorifer

Posted on 24 December, 2021

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

“Jemi kritikuar që është dashur të blejmë energji elektrike më herët por nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh në frigorifer je shumë i ekspozuar ndaj çmimeve të bursës dhe nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se situata me rrymë s’pritet të përfundojë shpejt.

“Kriza energjetike nuk është vetëm në Kosovë është në gjithë evropën por neve na ka goditur si një popullësi e varfër që jemi por ne po përpiqemi që përmes subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 ta zbusim sado pak këtë situatë. Kjo situatë nuk do të mund të përfundojë shpejt meqë këto ditë ngarkesa bazë është 900 megavat ndërkaq shpenzimi maksimal arrin në 1.4 gigavat ndërkaq i gjithë kapaciteti prodhues sikur të punonte edhe blloku B2 nuk do të mund të kalonte 900 megavat prodhim”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se çmimi i rrymës që Kosova po e importon është shumë i lartë.

“Ne jemi të detyruar të importojmë energji elektrike dhe këtë jemi duke e bërë me çmime bukur të shtrenjta sepse bursa ndërkombëtare është goditur rëndë nga çmimet e larta të gazit. Ne subvencionojmë konsumin dhe do të ndihmojmë familjet që janë më të varfra por edhe kemi bërë thirrje që ta racionalizojnë shpenzimin”, tha ai.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme