Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se s’ka nevojë për panik, pasi në Ferizaj do të ketë mjaftueshëm miell.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu tha se për këtë sot mori garanci nga kontakti që ka pasur me furnizuesit kryesor ferizajas me miell.
“Këtë garancë mora sot nga kontakti që pata me furnizuesit kryesor ferizajas me miell, që furrat e bukëpjekësit nuk do të vuajnë mungesën e miellit, rrjedhimisht qytetarëve do t’i ofrohet çdo ditë, buka”, ka shkruar Aliu.
Postimi i plotë:
Asnjë panik, miell do të ketë mjaftueshëm në Ferizaj
Këtë garancë mora sot nga kontakti që pata me furnizuesit kryesor ferizajas me miell, që furrat e bukëpjekësit nuk do të vuajnë mungesën e miellit, rrjedhimisht qytetarëve do t’i ofrohet çdo ditë, buka.
Faleminderit furnizuesve me miell që qytetarëve po i garantojnë çdo ditë, bukën në sofër!
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.