43006789 1977890452256780 7755606258102566912 n1 560x416 - Kryhet dezinfektimi i hapësira shkollore në shkollat e Ferizajt

Vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që nxënësve të shkollave të komunës sonë t’i ofroj kushte më të mira për mësim dhe nivel më të lartë të higjienës në hapësira shkollore ka nisur me aksionin e dezinfektimit që po kryhet në shkollat e Ferizajt.

Inspektorati Komunal dhe Drejtoria e Arsimit kanë filluar aksionin e dezinfektimit të hapësirave shkollore të parapara sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Deri më tani, ky aksion është kryer në këto shkolla të mesme të Ferizajt: Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, ShML Ekonomike “Faik Konica”, ShML e Mjekësisë “Elena Gjika”, ShML Teknike “Pjetër Bogdani”, ShML e Bujqësisë dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, ShML e Muzikës “Çesk Zadeja”, Gjimnazi i Shkencave Shoqërore-Gjuhësore “Dr. Shaban Hashani” kurse shkollat fillore që janë dezinfektuar gjatë këtij aksioni janë: ShFMU “Gjon Serreçi”, “Jeronim de Rada”, “Tefik Çanga”, “Ahmet Hoxha”, “Ganimete Tërbeshi”, “Vezir Jashari” si dhe Kopshti i Fëmijëve “Engjujt” në Lagjen e Re.

Ky aksion që ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme të zhvillimit të mësimit duke ngritur nivelin e higjienës dhe mbrojtur nxënësit nga infeksionet e mundshme do të vazhdoj edhe në shkollat e mbetura në qytet si dhe në të gjitha shkollat e fshatrave gjatë këtyre ditëve.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka marr masat që përkitazi me këtë aksion të mos pengohet procesi mësimor. Pas përfundimit të këtij aksioni do të vijoj edhe deratizimi i hapësirave publike, varësisht nga kërkesat/nevojat që mund të paraqiten gjatë këtij procesi.

42844216 1977892298923262 8201635188703232 n - Kryhet dezinfektimi i hapësira shkollore në shkollat e Ferizajt

42899083 1977890675590091 1655537973657075712 n - Kryhet dezinfektimi i hapësira shkollore në shkollat e Ferizajt

42896608 1977890795590079 2421788301364035584 n - Kryhet dezinfektimi i hapësira shkollore në shkollat e Ferizajt

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.