diell1 560x416 - Kujdes me daljet, temperatura të larta sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur motin që pritet të mbajë për dy ditë në vend.

Do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira.

Sipas matjeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.