kujtimet e leze qenes per bashkeshortin e ndjere mjaftonte deshira per te shkuar deri ne zagreb vetem per nje darke 560x416 - Kujtimet e Leze Qenës për bashkëshortin e ndjerë: Mjaftonte dëshira për të shkuar deri në Zagreb vetëm për një darkë

Aktorja e madhe kosovare, Leze Qena, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Show Room me Gentën”, ku ka treguar shumë përjetime.

Shumica e përjetimeve të Lezes janë bashkë me bashkëshortin e ndjerë, aktorin Xhevat Qena. Aktorja ka treguar edhe momente xhelozie të shfaqur nga Xhevati.

E, një i tillë është kur nga kjo ndjejnë Xhevati e kishte bërë që gjatë qëndrimit në një kafene, ajo të qëndrojë me kokë ulur.

kujtimet e leze qenes per bashkeshortin e ndjere mjaftonte deshira per te shkuar deri ne zagreb vetem per nje darke - Kujtimet e Leze Qenës për bashkëshortin e ndjerë: Mjaftonte dëshira për të shkuar deri në Zagreb vetëm për një darkë

Leze Qena në emisoin “Show Room me Gentën” (Foto: YouTube/RTV Dukagjini)

Ma qitke një çibrit përpara. Krejt meshkuj veç unë femër, në kafe. Unë i nxirrsha kokrrat,i ndreqsha, kur u lodhshma e lajsha çibrit dhe e qojsha kryt e ai ma bojke çka je habit, unë thojsha se çka bona, prapë e marrsha çibritin (sic)”.

Dikur u mërzitsha i thojsha qom në shtëpi. Me ardhë naj prizrerian këtu me më pa, thonë ai ish lëshu me kamiongji. Ai ma bojke je me mua, unë ia kthejsha që ata nuk e dinë. Kështu, unë kam qenë me atë e nuk jam mërzitë fort (sic)”, kujtoi ajo.

Lexo po ashtu:

Mirëpo, pavarësisht këtyre momenteve, ajo kujtoi edhe kur mjaftonte dëshira dhe për një darkë të shkonin në Zagreb e të ktheheshin në punë, duke mos harruar të kujtojë edhe netët në dy kafiteritë e atëhershme në Prishtinë, te Hotel “Unioni” dhe tek Hotel “Bozhuri” që fusnin teatrin në mes.

“E kur u mbyllshin këto, shkonim në këmbë në Fushë Kosovë, pasi stacioni i trenave ishte i hapur gjithmonë. U kthenim në mëngjes në punë, në teatër flinim pak tek perdet dhe vazhdonim ditën (sic)”, kujton Leze Qena.