Në fund të muajit shtator në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu” në Ferizaj, vjen premiera e shfaqjes “Kur hana del”.
Me tekst të Ag Apolloni e regji të Ben Apolloni, shfaqja e zhanrit tragjikomedi, trajton fatin e njerëzve me sëmundje mentale si pasojë e tmerreve të përjetuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ngjarja vendoset në një qendër të të sëmurëve psikiatrikë në Kosovë dhe zhvillohet në dy linja: njëra shpalos tragjedi të ndryshme, kurse tjetra tregon një histori dashurie mes dy të sëmurëve mentalë. Kështu, drama paraqet fatet tragjike dhe veprimet komike të personazheve, derisa në fund mbyllet me një akt tragjik.
Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë: Ali Krasniqi, Edona Berisha, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Sherif Bega, Mevlan Saraçi, Gresa Gashi, Arben Marevci, Dashuri Rexhepi, Ekrem Jakupi.
Skenografinë do ta bëjë Lebibe Topalli, kurse kostumet Pranvera Sylejmani. “Kur hana del”, vjen me premierë në fund të shtatorit në teatrin e Ferizajt.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.