Edhe sa kohë ka mbetur? Dje Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Duke komentuar këtë, Halil Matoshi, këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Click” në RTV 21 dha një kohë se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Ne besojmë që për Krishtlindje, kosovarët do të lëvizin lirshëm pa viza sepse tash më është vetëm edhe Këshilli i Ministrave … dhe nëse Parlamenti ka vendosur pro nuk shoh asnjë arsye që ministrat e brendshëm të qesin ndonjë problem”, tha Matoshi. Ai po ashtu deklaroi se gjithë kjo erdhi për shkak se qeveria ka fuqizuar sundimin e ligjit. Por sipas tij kjo është edhe meritë e qytetarëve të Kosovës si dhe shoqërisë civile

Vlerësoni këtë lajm

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.