w 56 560x416 - Kurz për kosovarët që po shërohen në Austri: Ndihma as s'duhet të përmendet

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, është deklaruar rreth ndihmës që ky shtet i ka ofruar dy kosovarëve të cilët pësuan djegie të rënda pas një shpërthimi të një bombole gazi në Ferizaj, e që janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në Austri, transmeton Insajderi.

Kurz thotë se ndihma e bërë për këtë rast as që duhet të përmendet.

“As që duhet të thuhen fjalë që Austria ofron ndihmë gjithmonë kur është e nevojshme”, është shprehur Kurz, raporton Due Presse.

Ai ka përmendur shembuj se kur shteti që drejton ka vepruar në raste të ngjashme në shtetet ballkanike.

“Për shembull, pranverën e kaluar ne siguruam ndihmë mjekësore për pacientët me COVID-19 nga Ballkani Perëndimor dhe përgjatë gjithë vitit dhamë mbështetje edhe me pajisje mjekësore”, ka thënë Kurz.

Dy pacientët me djegie janë dërguar në Austri pasi që Ministria e Jashtme austriake është përgjigjur në kërkesën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për të ofruar ndihmë.