Ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ka nxjerr dekretin me të cilin ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë.
Në bazë të dekretit të siguruar nga Gazeta Insajderi, Kurti i propozohet Kuvendit të Kosovës si kandidat për kryeministër dhe për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kurti, me këtë dekret ka në dispozicion 15 ditë për paraqitjen e përbërjes së Qevrisë para Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kërkon miratimin e tij nga ana e Kuvendit.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.