labinot tahiri baca Adem 768x429 1 560x416 - Labinot Tahiri reagon ashpër ndaj atyre që e lanë pa kujdes shtetëror Adem Mikullovcin


Edhe Labinot Tahiri ka reaguar pas vdekjes së aktorit Adem Mikullovci.

Për të mëngjesi i ditës së sotme ishte i trishtë, ndërsa kritikon ashpër që e lanë pa kujdes shtetërorë.

Madje ai shkruan se ashtu siç shkoi Nexhmije Pagarusha, Leze Qena e Ademi, mund të ndodh dhe me Çun Lajçin dhe Sabri Fejzullahun.

Statusi i plotë:

Ju lutem lexoni , se nuk shkruhen për vdekjen e tij vetëm dy fjalë, për Legjenden, Bacen Adem Mikullovcin dhe artin shqiptar!

Mëngjesi i sotëm ishte i trishtë sepse humbëm edhe një AKTOR TË MADH!

Kështu do të thonë sot, ndërsa dje e lan skajshmërisht pa kujdes shtetërorë!

Ashtu siç shkoi; Nexhmia, Lezeja, edhe Adem Mikullovci shkoi, nesër edhe Çuni edhe axha Sabri, pa dashje po e them!
Dhe nuk e di se kush do mbetet nesër një artist i madh me vlerat që ka arti jonë i kahershëm shqiptarë këtu e në Shqipërinë nanë?!
Shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetërorë, ku mbi të gjitha Baca Adem , ishte dhe mbrojtësi i asaj pak autonomie që kishim nën regjimin Serbo Madh!
Ai nuk iku kurrë nga ëndrra për ta bërë KOSOVËN SHTET.

Ishe dhe do mbetesh sinqerisht personalitet i dashur, jo vetem kur sot do të thonë i madh , pasiqë ndërrove jetë, por i pa harruar në zemrat tona kur ishim fëmijë dhe sot të rritur.

Ti duam, vlerësojmë, trajtojmë ashtu siç e meritojnë Legjendat e Artit që i ka Populli shqiptarë sa janë gjallë, mos të presim ti humbim ata, në mënyrë që koha të na mësoj të vlerësojmë atë që patëm, mos të lejojmë të na vras ndërgjegja që nuk bëm as edhe një gjë për ta…

Të dashur qytetarë dhe diasporë, me sinqeritetin më të madh ju shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe komunitetit!
U prehtë në paqe shpirti i Bacës Adem!

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:


Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.