Loading...
le te befasuar edhe gazetaret momenti kur maradona bllokohet per 11 sekonda gjate nje interviste televizive video - Lë të befasuar edhe gazetarët, momenti kur Maradona “bllokohet” për 11 sekonda gjatë një interviste televizive (Video)

Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave edhe një herë është vënë në qendër të mediave botërore.

Dhe kësaj radhe, si shumë herë së fundmi, ai nuk ka qenë temë diskutimi rreth arritjeve të tij në futboll, por për gjestet e tij, “të veçanta”.

Bëhet fjalë për momentin kur ai merret në intervistë nga disa gazetarë, përcjell Telegrafi, gjatë së cilës, ylli argjentinas bllokohet për rreth 11 sekonda, duke mos dhënë përgjigjen.

Maradona njihet për situata të tilla interesante.

Kujtojmë se në qendër të vëmendjes, ndër tjerash, Maradona kishte qenë edhe gjatë ndeshjes së parë të Përfaqësueses së Argjentinës në Kampionatin Botëror ‘Ruisa 2018’, ndaj Islandës.

Ekipi për të cilin dikur kishte luajtur edhe Maradona nuk patën arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj vikingëve.

Këtë barazim të tyre e kishte përcjellë edhe legjenda Diego Maradona.

Derisa në ekranin e madh të Spartak Stadium, tifozët ishin të njoftuar se nuk lejohet pirja e duhanit, kësaj rregulle nuk ia kishte “vënë veshin” legjenda argjentinase.

Ai kishte ndezur një puro dhe i papenguar nga askush bënte fotografi me tifozët dhe fushën në prapavijë. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.