ledri vula befasoi fansin me aftesi te vecanta 560x416 - Ledri Vula befasoi fansin me aftësi të veçanta

ledri vula befasoi fansin me aftesi te vecanta - Ledri Vula befasoi fansin me aftësi të veçanta

Reperi i njohur Ledri Vula, është një prej meshkujve më të pëlqyer të estradës.

Ai numëron fansa të shumtë anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilët e pëlqejnë në masë të madhe muzikën e tij.

Ndërkohë, edhe vet reperi është shumë i lidhur me fansat, dhe jo rrallë herë ka refuzuar që t’i befasojë shumicën prej tyre.

Ditën e mërkurë, Ledri u gjend në zhvillimin e ndeshjes së basketbollit mes “Bakken Bears” dhe “KB Z Mobile”, ku në këtë të fundit, ai është shpallur edhe nënkryetar.

Në tribunën e shikuesve, ai kishte ftuar edhe një nga fansat e tij më të zjarrtë, i cili dëshirë e kishte pasur gjithmonë takimin me Ledrin.

Lexo po ashtu:

Andi, të cilin jeta e ka vendosur në një karrige me rrota, u pa i buzëqeshur teksa takonte reperin e preferuar të tij.

Videoja e publikuar në rrjetin social Instagram ka shfaqur këtë moment emocionues, ku edhe Ledri duket të ketë qenë tej mase i lumturuar teksa ka pasur rastin të takohet me një prej fansave më të veçantë të tij. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.