1206931 560x416 - Lëng limoni në vend të kafes së mëngjesit

ë gjithë personat që mbajnë dietë, e dinë se limoni ka mjaft antioksidantë dhe i ndihmon të gjithë që duan të dobësohen në mënyrë të shëndetshme.

Ndonëse konsumojmë shpesh çaj të nxehtë ose të ftohtë dhe kafe, ne nuk dimë se përpos efekteve pozitive kanë dhe anën tjetër të medaljes.

Ndaj sipas dietologëve, është e këshillueshme që në një masë të madhe të zëvendësoni kafen e mëngjesit me lëngun e limonit, pasi ju ndihmon shumë.

Mjekët këshillojnë që si fillim, në verë të konsumohet një gotë ujë me limon, e ftohtë, ndërsa në dimër, i njëjti produkt, por i nxehtë. Lëngu i limonit ju ndihmon në pastrimin e organizmit dhe largon helmet nga trupi.

Limoni ka mjaft antioksidantë dhe ndihmon personat që duan të dobësohen duke marrë vitaminën C, për të cilën trupi ka shumë nevojë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.