leshuesit me kostum u kapen per krahet e aeroplanit derisa ndodheshin ne 4000 metra lartesi video - Lëshuesit me kostum u kapën për krahët e aeroplanit, derisa ndodheshin në 4,000 metra lartësi (Video)

Marshall Miller ishte piloti një aeroplani të lehtë, për krahët e të cilit u kapën Mike Patey dhe Scott Palmer, derisa ndodheshin në qiellin e Utah të Shteteve të Bashkuara.

Pasi kërcyen prej helikopterit, lëshuesit me kostum shkuan me kujdes atër fluturakes, ndërsa merrnin gjatë gjithë kohës koordinatat nga piloti, transmeton Telegrafi.

“Jeni duke më penguar tani, më keni zënë diellin dhe nuk po shoh”, ka thënë mes tjerash Miller, derisa ndodhej në lartësi të më se 4,000 metrave.

Me të kapur krahët, ata qëndruan për një kohë në atë formë, derisa u lëshuan për të rënë me parashutë.

Derisa gjithçka duket e lehtë, ata janë munduar për më se pesë muaj që ta dizajnojnë këtë lëvizje dhe të llogarisin shpejtësinë, që gjithçka të përfundojë me sukses. /Telegrafi/

[embedded content]

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.