Situata e re e krijuar me pandeminë e koronavirusit, i ka shtuar kërkesat dukshëm për produktet ushqimore në tregun e Kosovës.
E kështu është mielli që është shitur jashtëzakonisht shumë, me qytetarët që duan të kenë sa më shumë rezerva në shtëpitë e tyre.
Por, ndonëse tregtarët e kanë përdorur këtë situatë për rritje të çmimit të këtij produkti, në një market në Ferizaj po shitet më lirë.
Mielli ‘Dellino’ që prodhohet nga kompania ‘M-Sillosi’ po shitet 8 euro e gjysmë për 25 kilogramë. Kështu ka bërë të ditur biznesmeni Burim Piraj, përmes një fotografie të postuar.
“Ju kam thënë mos bleni miell shtrenjtë, se vjen i liri! Qe dëshmia në Plus Center Ferizaj!”, ka shkruar ai.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.