Loading...

Grupi i hakerëve i njohur si OurMine, kanë arritur të marrin nën kontroll gjatë pasdites së djeshme, llogaritë që Facebook i ka në rrjete tjera sociale.

BBC raporton se në Twitter dhe Instagram, ku i ka llogaritë Facebook dhe Messenger, ata kanë shkruar se edhe ky rrjet social mund të hakohet.

“Përshendetje, ne jemi OurMine. Duket se edhe Facebook mund të hakohet, por megjithatë siguria e tyre është më e mirë se e Twitter”, ka shkruar përkohësisht në llogaritë e kësaj platforme në Twitter. Derisa në llogaritë e Facebook dhe Messenger në Instagram, e ka postuar një logo të OurMine.

Megjithatë, tani këto llogari, janë sërish nën kontrollin e Facebook dhe gjendja i është kthyer normalitetit. Me anë të këtij veprimi, OurMine pretendon se ka dashur të tregojë, se çfarë mund të ndodhë sa i përket sigurisë kibernetike.

Gjatë muajit janar, po i njëjti grup, ka arritur të thyej disa llogari të rëndësishme, përfshirë edhe US National Football League. Vetëm këto dy llogari në rrjete tjera sociale janë hakuar, derisa vet Facebook nuk është hakuar.

Twitter ka bërë të ditur, se llogaritë nga hakuar nga një grup i tretë, ndërsa janë mbyllur sapo janë njoftuar me këtë ndodhi.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.