Ajo është drita e syve të tij dhe e ka me vete ngado. Reperi i famshëm shqiptar Mozzik, ka kohë që është në lidhje me vajzën nga Ferizaj që jeton në Zvicër, Loredana Zefin.
Dalëngadalë Loredana u bë po aq e famshme sa Mozzik e madje edhe lansoi edhe këngën e saj të parë “Sonnenbrille”, me të cilën pati shumë-shumë sukses.
Dhe kjo ditë është shumë e veçantë për Loredanën, e cila feston ditëlindjen dhe madje edhe-edhe më e veçantë, ngase kjo është ditëlindja e saj e parë që po e pret bashkë me një bebe në barkun e saj.
Dyshja e famshme që bashkë jetojnë në Zvicër, nuk i ndahen njëri tjetrit dhe për ditëlindje Mozzik i ka shprehur Loredanës dashurinë, duke u bërë romantik.
“Urime gruaja ime ditëlindjen, qofsh e lumtur dhe e gëzuar deri në frymën e fundit bashkë me mua”, ka shkruar Mozzik.
Se sa shumë e do Loredanën, e tregon edhe fakti që ai e ftoi atë të ishte pjesë e klipit të tij të këngës “Madame”, të cilën e incizoi në Zvicër e në këtë spot Loredana shfaqet në rolin e të dashurës së tij.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.