![Luana Vjollca eksperimenton me ngjyrat e flokëve, kësaj here vjen si një flokëkuqe atraktive luana vjollca eksperimenton me ngjyrat e flokeve kesaj here vjen si nje flokekuqe atraktive - Luana Vjollca eksperimenton me ngjyrat e flokëve, kësaj here vjen si një flokëkuqe atraktive](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/11/luana-vjollca-eksperimenton-me-ngjyrat-e-flokeve-kesaj-here-vjen-si-nje-flokekuqe-atraktive.jpg)
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, është gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Fotografitë që ajo publikon gjithmonë në rrjetet sociale bëhen temë e mediave, kjo ngase shpesh ajo shfaqet provokuese apo me ndonjë ndryshim drastik.
Ndër vite, Vjollca ka treguar se i pëlqen të eksperimentojë me ngjyrat e flokëve, pasi që gjithmonë është shfaqur ndryshe.
Fillimisht si biondinë, më pas me flokë të zeza, e ndërsa së fundmi vendosi të vijë në të kuqe.
Në fotografinë e fundit të ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, Luana u ka prezantuar atyre dukjen e saj të re si një flokëkuqe.
Dhe pëlqimet dhe komplimentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, të cilët edhe e kanë uruar për ndryshimin e ri.
Luana gjendet çdo javë pranë teleshikuesve përmes emisionit të saj, “Shiko kush luan”. /Telegrafi/