Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës nga Ferizaj, Lulzim Abazi ka marrë përkrahjen e kreut të Komunës së këtij qyteti, Agim Aliu për garën elektorale për deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Falënderues ndaj besimit nga i pari i qytetit!”, ka shkruar në llogarinë e tij Abazi, pas takimit me Aliun.
Abazi në këto zgjedhje garon me numrin 108 pasi ka marrë besimin e Degës së Partisë̈ Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të Partisë̈, Enver Hoxhaj, me vizionin për rimëkëmbjen e shoqërisë̈ dhe shtetit.
“Ky besim që mora sot, është përgjegjësi që me kënaqësi e vullnet e pranoj, të jem shërbestar i të mirës për të gjithë qytetarët, vizionit të dëshmuar për ta ndryshuar e përparuar Kosovën”, ka shkruar Abazi në Llogarinë e tij.
Lulzim Abazi, aktualisht është këshilltar në Asamblenë Komunale në Ferizaj dhe anëtari i bordit të klubit Hendbollistik në këtë qytet.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.