11260 U8hXzLXkc01 560x416 - Maqedonia dhe Kosova do të nënshkruajnë 15 marrëveshje

Mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë pritet të mbahet së shpejti. Kështu ka bërë më dije për gazetën “Epoka e re”, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

Ai ka treguar se në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje të cilat i përkasin fushës së drejtësisë, sigurisë, shëndetësisë dhe ekonomisë.

Analistët politikë Blerim Reka dhe Imer Mushkolaj kanë mirëpritur mbajtjen e kësaj mbledhje, por kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.