klinika infektive koronavirus covid 19 foto Ridvan Slivova 2 780x4391 1 560x416 - Masat e reja të qeverisë kundër coronavirusit hyjnë në fuqi nga nesër

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se masat e reja ndaj përhapjes së pandemisë coronavirus do të hyjnë në fuqi prej datës 6 korrik, ditë e hënë.

Këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook.

“Masat e reja kundër COVID-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti.

Ndërkaq, Hoti të dielën në konferencë për media tha se në qytetet me numër të madh të të infektuarve me COVID-19, do të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00.

Sipas Hotit, qytetet që kanë numrin më të madh të të infektuarve janë: Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria.

Është përgatitur një plan i cili sonte miratohet në Qeveri. Krahas atyre veprimeve do të kalojë edhe vendimi i Qeverisë me këto masa:

Do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtese me shtretër dhe pajisje duke riorganizuar klinikat e QKUK-së, spitalet rajonale, spitalet private të vihen në dispozicion për nevoja të pacientëve.

U pajtuam që shpejt me procedura ligjore të blejmë edhe 7 aparatura shtesë të testimit.

Do të krijojmë kapacitet shtesë me personel shëndetësor duke organizuar ata që do të jetë në shërbim të luftimit të pandemisë dhe duke angazhuar personel shtesë në mikrobiologji, infermieri në Klinikën Infektive.

Do të merremi me krijimin e kapaciteteve për testim. Deri në 500 teste brenda ditës. Do të punojmë të krijomë kapacitete testuese nëpër regjione. Do të licencojmë kompani privatë për të kryer teste.

Do t’i blejmë 100 mijë teste shtesë, por do të bëjmë një formë të prioritetit se kush testohet.

Obligimet që i ka Qeveria dhe MSH është që ta vendosin buxhetin në dispozicion për të siguruar teste virologjike – 100 mijë, vaksina sezonale 500 mijë, vaksina COVID-19 kurdo që ajo është e gatshme, për të blerë edhe 7 aparatura shtesë për Covid-19. Do të sigurohemi se ka pajisje të nevojshme mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe pagesat shtesë për ata që kanë qenë të angazhuar tash e sa kohë. 

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.