1 201 560x416 - MASHTI e përjashton përfundimin e hershëm të gjysmëvjetorit, shkaku i gripit

Kërkesës për përfundimin para afatit të caktuar të gjysmëvjetorit të parë, si pasojë e përhapjes së gripit sezonal, të enjten i është bashkuar edhe SBASHK-u. Sipas kryetarit të saj, Rrahman Jashari, orët e humbura do të mund të kompensoheshin më pas. Megjithëkëtë, Ministria e Arsimit e ka përjashtuar një gjë të tillë

Me gjithë shtimin e mungesave të nxënësve dhe mësimdhënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme të vendit si pasojë e përhapjes së gripit sezonal, Ministria e Arsimit e ka hedhur poshtë kërkesën për përfundimin më të hershëm të gjysmëvjetorit të parë.

Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, Ministria ka bërë të ditur se është në dijeni që numri i të sëmurëve me grip është shtuar kohëve të fundit edhe në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve, porse ka shtuar që si alternativë e vetme deri më tani po shqyrtohet mundësia e mësimit online për klasë të veçanta. Kjo, sipas ministrisë, për shkak se orët e humbura vështirë se mund të kompensohen.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.