Punëtorët e Inspektoratit të Komunës së Ferizajt, po përmbyllin këtë fundvit me një numër rekord aksionesh dhe vënie përfundimisht të kontrollit në gjithë territorin sa i përket rregullsisë dhe veprimtarisë që zhvillohet në tregun ferizajas, të parapara këto me rregullativën ligjore të fushës së inspektimeve.

Një aksion i gjerë është zhvilluar edhe këto ditë në kontrollin e lokaleve të lojërave të fatit, që ka rezultuar me mbylljen edhe të 9 bastoreve që nuk përmbushin kushtet ligjore të dëshmuar përmes dokumentacionit përkatës e që operonin në zonën qendër. Nga to, 3 prej tyre janë rihapur, përkatësisht, kanë dëmtuar bllombat e vendosura nga Inspektorati i Komunës. Për këtë veprim të kundërligjshëm Inspektorati i Komunës, do ta inicioj rastin në procedurë penale pranë organeve të drejtësisë, që shkelësit të marrin përgjigjen e forcës së ligjit kundrejt veprimeve të tyre tërësisht në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Të gjitha veprimet e ndërmarra këtë vit në mbrojtje të buxhetit familjar dhe shëndetit publik, janë realizuar me autorizimin dhe insistimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që përfundimisht, Ferizajn ta kthej në një qendër funksionale në pikëpamje të rregullësisë dhe zhvillimit afarist, duke garantuar sundimin e rendit dhe ligjit në këtë segment të rëndësishëm të jetës shoqërore. Aksioni për mbylljen e lokaleve të lartcekura është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, për të cilën, Komuna e Ferizajt i falënderon publikisht për gjithë mbështetjen e vazhdueshme gjatë tërë vitit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.