79387903 2702622823116869 905594837909110784 n 600x3601 560x360 - Mbyllet një qendër masazhi në Sojevë të Ferizajt

Një qendër e masazhit e cila ishte hapur së fundmi është mbyllur në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Siç bën të ditur Komuna e Ferizajt, inspektorati e ka mbyllur për shkak të mungesës së çmimores, librezës sanitare, pëlqimi minimalo-teknik dhe i kushteve higjieno-sanitare.

“Nga shkaqet e lartpërmendura dhe dyshimet për zhvillimin e dukurive amorale është mbyllur kjo qendër dhe ndaj saj ka nisur procedura hetimore e gjyqësore në zbardhjen e gjithë rrethanës së rastit”, thuhet në komunikatë.