me google earth banoret e stokholmit zbuluan grafitet perverse ne kulmet e ndertesave te tyre video 560x416 - Me Google Earth, banorët e Stokholmit  zbuluan grafitet “perverse” në kulmet e ndërtesave të tyre (Video)
me google earth banoret e stokholmit zbuluan grafitet perverse ne kulmet e ndertesave te tyre video - Me Google Earth, banorët e Stokholmit  zbuluan grafitet “perverse” në kulmet e ndërtesave të tyre (Video)

Banorët e një kompleksi banesorë kanë mbetur të shokuar kur e kuptuan se kulmet e ndërtesave të tyre kishin grafite “perverse”.

Fotografitë e shkrepura nga ajri të publikuara në Facebook, shfaqin imazhet e “pazakonta” të kulmeve të një blloku të apartamenteve në pjesën veriore të Stokholmit, transmeton Telegrafi.

Imazhet e banesave private janë bërë virale në internet dhe në masë të madhe janë shpërndarë në mediat sociale, raportojnë mediat suedeze.

Maria Sjorgen, banore e njërit nga blloqet e apartamenteve në Blackberg, ka pranuar se këtë “sekret” e kishte zbuluar pasi që një mikeshë e saj kishte shpërndarë imazhet e Google Earth në profilin e saj në Facebook.

Gjatë një interviste dhënë mediave lokale, ka deklaruar se familja e saj jeton në shtëpinë e penisit, megjithatë ka pranuar se do të dëshironte të dinte arsyen e këtyre “veprave artistike”. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.