94243090 2978545898857892 2136774421925330944 o 780x4391 1 560x416 - Me rastet e fundit, shkon në 90 numri i të prekurve me COVID-19, në Ferizaj

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar për 51 raste të reja të prekura me coronavirus, pas kryerjes së 295 testeve në 24 orë.

Nga 51 raste me coronavirus nëntë prej tyre janë nga Komuna e Ferizajt.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Ferizaj nga njoftimi i fundit i IKSHPK-së është rritur në 90.

Komuna e Ferizajt sqaron se në njoftimin e IKSHPK thuhet se janë 12 raste të reja në Ferizaj, por nga analiza e të dhënave dhe adresave të të infektuarve rezulton se vetëm 9 prej tyre janë banorë të Ferizajt, ndërsa tre të tjerë janë nga Vojnovci i Shtimes.

IKSHPK ndërkohë ka përmirësuar gabimin dhe në njoftimin e ri të publikuar në Facebook shkruan se janë 9 raste nga Ferizaj, teksa më herët kishte bërë të ditur për 12 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, nëntë (9) raste nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit: Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, tre (3) nga Vojnovc-Shtime, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.

Ky Institut ka bërë të ditur se nëntë persona janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton coronavirusi i ri, duke e rritur numrin total në 102.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë me këtë virus janë infektuar gjithsej 561 persona, derisa 12 kanë vdekur si pasojë e tij.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.