w 59 560x416 - Mentor Haziri, artisti i vitit në Ferizaj

Mentor Haziri është vlerësuar me çmimin “Artisti i vitit” në Komunën e Ferizajt.

Përkatësisht, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga kjo komunë i ka dhuruar artistit Mentor Haziri, çmimin nga komisioni vlerësues si “Artisti i vitit”. Mentor është me prejardhje nga Ferizaj. Ai është lindur dhe rritur në këtë qytet dhe vazhdon të jetojë po në Ferizaj. Çmimi i është ndarë në nder të kontributit të tij artistik ndër vite, e posaçërisht këtë vit, në të cilin ishte mjaft aktiv në muzikë, përkundër pandemisë.

I lumtur për vlerësimin që iu bë nga qyteti i tij, ai publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga momenti i pranimit të çmimit.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.