Përditësimi që ka pësuar AMG-GT R, është gati të prezantohet në panairin e Los Angelesit
Për një kohë të gjatë, e kemi ditur se prodhuesi gjerman Mercedes, është duke përgatitur një version të ri për AMG-GT R, që tashmë është shumë agresiv, transmeton Telegrafi.
Super-makina është parë disa herë teksa testohej nën shtresat për kamuflazh, teksa së fundmi është konfirmuar se do të prezantohet në LA Auto Show.
Kjo makinë që do ta shohim gjatë javës që vjen, thuhet se do të jetë më e fuqishme se AMG GT3 dhe AMG GT4, ndërsa është shumë më e fokusuar në pistë.
Asnjë detaje tjetër nuk është bërë i ditur, vetëm se në imazhet zyrtare të shpërndarë së fundmi nga Mercedes, shihen hapjet që ia kanë rritur aerodinamikën.
Shtresat e kamuflazhit, nuk kanë mundur t’ia fshehin krahun e ri, si dhe disa linja të shtuara. Detajet e Mercedes-AMG GT R, do t’i kuptojmë gjatë një konference për shtyp më 20 nëntor. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.