18E1D07D 92FA 4623 810F 7B68C0DE787A1 560x416 - Mërgimtari ia sheh sherrin pushimeve në Kosovë, hajnat ia thyejnë veturën në pikë të ditës në Ferizaj

Një mërgimtar që ka ardhur nga Gjermania në Kosovë ia ka parë sherrin pushimeve pasi që vetura me të cilin ai ka udhëtuar është thyer në mes të ditës nga disa persona në Ferizaj.

Këta persona kanë vjedhur disa gjëra nga vetura e personit që menjëherë rastin e ka lajmëruar edhe në policinë e Kosovës.

Gazeta Express ka siguruar pamjet ku shihet se si këta persona ndalojnë afër veturës dhe pastaj ikin nga aty, pasi thyejnë xhamin.

Sipas familjarëve të personit që iu është thyer vetura, në veturë janë marrë gjëra me vlerë përfshirë këtu edhe llaptopë.