Se a është ky mëz i vogël zebër apo gomar, përgjigjja mund të mos jetë vetëm barsh e zi – Zippy është hibridi i dytë zebër-gomar, që jeton në Britani të Madhe.

Ka ardhur në jetë më dy nëntor, në fermën e Kristine Turner që ndodhet në Somerset të Anglisë, transmeton Telegrafi.

Ziggy është e ëma tij gjashtëvjeçare, që e ndanë fushën me nëntë gomarë. Fermerja 39-vjeçari, kishte provuar për një kohë të krijonte një hibrid të tillë, në mënyrë që t’i shtojë një lloj të ri tufës.

mezi hibrid mes zebres dhe gomarit foto - Mëzi hibrid mes zebrës dhe gomarit (Foto)

Zippy me të ëmën Ziggy

“Për disa vite, kam menduar shpesh se Ziggy është me barë, por e kisha gabim. Me kalimin e kohës, më humbi shpresa se do të ndodhë” ka thënë Turner.

Ajo kishte humbur shpresën se zebra do pjellë – derisa, katërvjeçari Rag ta ketë mbarsur. Andaj, ajo mbeti e habitur, kur u zgjua në mëngjes dhe pa se ajo e kishte sjellë në jetë mëzin.

“Kur shikova në fushë e pashë të voglin pranë saj, mbeta e mahnitur. Nuk po e kontrolloja vetën” ka thënë fermerja.

mezi hibrid mes zebres dhe gomarit foto 1 - Mëzi hibrid mes zebrës dhe gomarit (Foto)

Gomari Rag

Sipas saj, ende nuk e di nëse Zippy është një kafshë e egër apo e butë, ndërsa nuk e di si do të sillet me të.

Deri më tani, dihet vetëm për edhe një hibrid të tillë në Britani të Madhe, që quhet Zambi dhe jeton në një strehimore gomarësh në Shropshire.

Hibridët me zebra, që njihen si zebroidë, kanë qenë të kërkuara që nga shekulli i XIX-të. Shumica të obsesionuar prej shkrimeve të Charles Darwin. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.