ministri i kultures kujtim gashi mirepret ne zyren e tij reperin gold ag dhe hoxhen halil kastrati 560x416 - Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, mirëpret në zyrën e tij reperin Gold AG dhe hoxhën Halil Kastrati

Reperi i njohur, Gold AG, është një nga personazhet i cili ka shumë miqësi me figurat publike.

Ai është i pëlqyer për këngët e tij të shumta që publikon, shumica prej të cilave janë me tematikë patriotike.

Së fundmi, ai është mirëpritur në zyrën e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, së bashku me hoxhën e njohur Halil Kastrati.

Ata ishin të pranishëm me rastin e organizimit të ceremonisë për ndarjen e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve vjetore për vepra muzikore për vitin 2017.

ministri i kultures kujtim gashi mirepret ne zyren e tij reperin gold ag dhe hoxhen halil kastrati - Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, mirëpret në zyrën e tij reperin Gold AG dhe hoxhën Halil Kastrati

Foto: Kujtim Gashi/Instagram

Ky i fundit, është shumë i njohur për aktivitetet e tij të shumta bamirëse, së cilave u janë bashkangjitur edhe shumë figura publike, ndër to reperët si Capital T dhe Gold AG.

Ishte vet reperi Gold AG, ai i cili bëri të ditur se ka pasur një takim miqësor sot me ministrin në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Takim miqësor me ministrin e kulturës, rinisë dhe sportit, z.Kujtim Gashi”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti, ka paralajmëruar fansat se së shpejto do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.