unnamed 46 560x374 - Ministri Lekaj jep detaje për bllokimin e rrugës Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut që e kanë përfshi sot një pjesë të Kosovës, si pasojë e vërshimeve të ujit është bllokuar magjistralja Prishtinë – Ferizaj në Bibaj të Ferizajt.
Postimi i Ministrit Lekaj në Facebook:

Rrebeshi i shiut që e përfshiu një pjesë të Kosovës para disa minutash ka bërë që magjistralja Prishtinë – Ferizaj në Bibaj të Ferizajt të bllokohet nga vërshimet e ujit.
Sipas informatave të para kjo ka ndodhë si pasojë e mbylljes së “drenazhes” (vijave kulluese të brezit rrugor) dhe prandaj kemi patur grumbullim të sasisë së ujit.
Kompania e mirëmbajtjes që është e përzgjedhur për këtë pjesë, është në vendin e ngjarjes dhe po intervenohet për të mundësuar pastrimin e zonës së përmbytur.

Ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë rregullat e mbrojtjes së brezit rrugor, ndryshe inspektoriati i Ministrisë së Infrastrukturës do të udhëzohet të dalë në teren për të parë nga afër kyqjet në këtë pjesë.

11 - Ministri Lekaj jep detaje për bllokimin e rrugës Prishtinë-Ferizaj (Foto)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.