auto pezullim1315315528441 560x416 - Ministria e Mjedisit urdhëron pezullimin e lejes për një objekt banesor në Ferizaj

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, në një shkresë dërguar autoriteteve komunale të Ferizajt ka kërkuar pezullimin e lejes ndërtimore për një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Astrit Bytyqi”.

Në vendimin e MMPH-së, një kopje të së cilit e ka siguruar “Koha Ditore” midis të tjerash thuhet se lënda e këtij objekti duhet të kthehet në rishqyrtim dhe të trajtohet në harmoni të plotë bazuar në nenin 18 të Ligjit për ndërtim dhe udhëzimeve administrative.

“Urdhërohet Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Ferizajt që menjëherë të pezullojë kushtet ndërtimore me Nr.04-350/1-34290/18 të datës 10.05.2018 dhe lejen ndërtimore me nr.04-351/02-0054696/18 të datës 01.06.2018 në emër të bashkëpronarëve Faredin Grainca, Adem Ismaili, Kadrush Ajdari dhe Kurtesh Ajdari, me të cilën i lejohet ndërtimi i objektit banim kolektiv me afarizëm me etazhitet B+P+8+PH në parcelën kadastrave nr.02939-0 ZK, Ferizaj”, thuhet midis të tjerash në vendimin e MMPH-së.

Sipas tyre, bazuar nga një kërkesë të banorëve për shqetësimet e ngritura për ndërtimin e objektit kolektiv afarist janë zhvilluar inspektimet në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit në Komunën e Ferizajt, andaj më tej është konstatuar se në vend ndërtimet kanë filluar punimet dhe është bërë gërmimi i dheut në kuotën e bodrumit dhe është shtuar zhavorri.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.