Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
13 09 2016 7535822 autostrada merdare vermice autostrad 1523100832 61517961 - Ministria nuk i lejon Ferizajt qasje të re në autostradë

Ministria nuk i lejon Ferizajt qasje të re në autostradë

Posted on 25 May, 2018

Me gjithë premtimet qeveritare, Ferizaj nuk do të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”, në hyrje të qytetit.

Në një përgjigje për gazetën nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se studimi i fizibilitetit të autostradës “Rruga 6” i hartuar nga EGIS International në muajin prill të 2010-s, ka propozuar vetëm katër lokacione për udhëkryqe: Qasja e Lipjanit, qasja e Babushit, qasja e Ferizajt dhe qasja në Doganaj. Bazuar në të dhënat e mundësisë së shërbimit dhe vëllimit të trafikut ndërmjet kyçeve R6/R7 dhe Kaçanikut, shkruan sot Koha Ditore.

“Lokacionet e udhëkryqeve në segmentin C2, udhëkryqi Babush–Ferizaj-Doganaj, janë afër njëra-tjetrës dhe lidhen me rrugët nacionale të Kosovës. Distanca ndërmjet secilës qasje të autostradës, është përafërsisht 10 km, që nënkupton se secila qasje shërben për rrezen 5 km (veri dhe jug të secilit udhëkryq) të trafikut lokal dhe atij nacional, e cila prezanton qasje të lehtë nga autostrada në rrugët lokale si dhe nga rrugët nacionale në autostradë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës./insajderi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme