mirenjohje per taynan per kontributin ne projektin per personat me aftesi te vecanta 560x416 - Mirënjohje për Taynan për kontributin në projektin për personat me aftësi të veçanta

Tayna është këngëtarja që shpërtheu gjatë këtij viti në skenën muzikore shqiptare.

Këngët e saja u shndërruan në hite, ndërsa në verën e vitit 2018, ajo ishte shumë e angazhuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Mirëpo, pos angazhimeve në karrierën e saj, këngëtarja ka gjetur kohë edhe për bamirësi.

mirenjohje per taynan per kontributin ne projektin per personat me aftesi te vecanta - Mirënjohje për Taynan për kontributin në projektin për personat me aftësi të veçanta

Mirënjohja për Taynan (Foto: Instagram/Tayna)

Pikërisht për këtë gjë, ajo ka marrë një mirënjohje për angazhimin në projektin ‘Ti Barbartë Unë’.

Lexo po ashtu:

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Tayna e ka publikuar Mirënjohjen që i dedikohet këngëtares, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala.

“Për kontributin e dhënë në projektin e personave me aftësi të kufizuar ‘Ti Barabartë Unë’”, shkruan në Mirënjohjen.

[embedded content]

“Doruntina” është kënga më e re e Taynas që është publikuar me videoklip më 26 shtator dhe numëron mbi tetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/