Sot në Istog ka ndodhur një përleshje me armë zjarri, ku si pasojë e kësaj në vendin e ngjarjes ka vdekur një qytetar i cili kishte hyrë në një bankë për të grabitur.
Një polic ka mbetur i lënduar rëndë dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.
Përleshja me armë zjarri ka ndodhur në mes të policisë dhe një qytetari, i cili ka hyrë për të grabitur me armë zjarri në një bankë në Istog.
Nga kjo ngjarje, rrëmbyesi ka mbetur i vdekur në vend, ndërkaq mësohet se edhe polici i lënduar ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.