momenti me i trishtuar ne jeten e butes dhe perballja e tij me emocionet 560x416 - Momenti më i trishtuar në jetën e Butës dhe përballja e tij me emocionet
momenti me i trishtuar ne jeten e butes dhe perballja e tij me emocionet - Momenti më i trishtuar në jetën e Butës dhe përballja e tij me emocionet

Këngëtarët të gjithë i shohim si njerëz të haresë, por mbrapa kamerave dhe ata kanë ndodhi të trishta.

Reperi i njohur, Buta, në emisionin ‘ShowRoom me Gentën’ ka treguar se momenti më i trishtueshëm ka qenë kur e kishte parë vëllanë të therur me thikë.

“Ka plot momente të trishta, ndoshta më së shumti është kur e kam parë vëllanë tim të therur para fytyrës. Është një gjë që nuk harrohet, është shumë e trishtë”, ka treguar ai duke shtuar se nuk shtanget në situata të tilla.

“Nuk është që shtangem, mundohem të ndihmoj me çka kam në dorë. Nuk bëj panik, por vetëm mundohem ta rregulloj situatën”, ka bërë të ditur ai.

Lexo po ashtu:

Edhe pse në publik njihet si i vrazhdë, Buta thotë se di të jetë i ndjeshëm: “Si çdo njeri, por të bën jeta, të kalitë. Kur i kalon do sene të këqija të ndikojnë, por nuk është që nuk jam i ndjeshëm”.

Më tej gjatë intervistës, reperi ka rrëfyer se pika e dobët e tij është familja dhe paraja. Dhe se nëna është njeri që më së shumti e do.

Buta tregon se ka mënyra tjera për t’u përballur me emocionet dhe se nuk e mban mend kur ka qarë për herë të fundit.

Në emisionin ‘ShowRoom me Gentën‘, ai ka treguar se në të kaluarën është refuzuar prej femrave dhe se në këtë situatë siç thotë ai nuk ia vlen të jesh me dikë që nuk do të jetë me ty. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.